Ekipet e Shërbimit të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë punuar në pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet e qytetit, si dhe trotuaret, në të gjitha pikat kritike dhe qasjet në objektet vitale.

Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, saktësisht në orën 1:00 të mëngjesit, të gjitha automjetet në dispozicion kanë ndërhyrë duke hedhur 450 tonë kripë në të gjitha vendet ku ekipet kanë konstatuar nevojën.

“Shërbimet e Qytetit të Shkupit dhe ekipet e NP “Rrugë dhe rrugicat” nga afër po e përcjellin situatën dhe po intervenojnë sipas gjendjes së rrugëve dhe bulevardeve, por edhe me kërkesë të qytetarëve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Qyteti i Shkupit: 450 ton kripë janë hedhur nëpër rrugët e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";