Qytetari nga Maqedonia i dyshuar për vrasje të dyfishtë në Maltë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetari i Maqedonisë V.D. është i dyshuar i dytë në vrasjen e dyfishtë në qytetin Sliema në Maltë.

Mediat në Maltë shkruajnë se ai ishte arrestuar nga policia pas një përndjekje dramatike nëpër disa qytete. Ai është gjetur në një hotel ku është fshehur dhe për të kapur të njejtin është dashur që të evakuohet i gjithë hoteli, për të mos pasur shqetësim të vizitorëve të hotelit nga aksioni policor. I dyshuari për vrasje ka qenë i punësuar në një lokal nate në vendin e quajtur Pacevil.

I dyshuari i parë për vrasjen është shtetas i Shqipërisë kurse V.D është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Vrasja ka ndodhur më 18 gusht dhe është kryer me armë zjarri. Dy personat e vrarë kanë koleksionuar vepra arti. /Telegrafi/

Advertisement

The post Qytetari nga Maqedonia i dyshuar për vrasje të dyfishtë në Maltë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy