Ministri i Shëndetësisë thotë se të gjithë ata që janë vaksinuar në Serbi do të mund të rivaksinohem, përveç atyre që janë vaksinuar me “AstraZeneca”.

Ai shtoi se personat më të ri se 60 vjet, të cilët janë vaksinuar me “AstraZeneca”, deri tani nuk ka rekomandim që të rivaksinohen.

“Ende nuk ka qëndrim të qartë, ende po analizohen qëndrimet e disa agjencive nacionale për barna, nëse duhet të pranohet vaksina tjetër ose jo. Kështu që rekomandimi është të mos pranohet doza e dytë e vaksinës “AstraZeneca”. Vendimi ynë është që të mos vaksinohen qytetarët nën 60 vjet me këtë vaksinë”, tha Filipçe.

Ai theksoi  se gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe qëndrim të qartë edhe për këtë kategori qytetarësh./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qytetarët që u vaksinuan në Serbi mund të rivaksinohen në Maqedoni, përveç atyre me “AstraZeneca” appeared first on Telegrafi.