Qytetarët presin me orë të tëra në diell, kërkohen pika të reja për vaksinim në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

As shtimi i një pike tjetër për vaksinim në Tetovë nuk i ka reduktuar turmat dhe tollovinë e krijuar nga personat që presin në radhë. Situata është e njëjtë në të dyja pikat e vaksinimit. Nuk kanë munguar as sherret mes banorëve se kush do të futet i pari, andaj në disa raste është dashur të intervenojë edhe policia.

Banorët ankohen se për të marrë vaksinën, duhet të vinë tre apo katër ditë rresht, edhe atë duke pritur nga 4 deri në gjashtë orë.

Personeli shëndetësor nga pika e vaksinimit në Tetovë, për Alsat thotë se zgjidhja e vetme për reduktimin e turmave para pikave të vaksinimit është vetëm kthimi i terminit nga ana e Ministrisë.

“Që kur Ministria solli vendimin për restrikcione numri është rritur dyfish më shumë. Nuk dimë si të veprojmë, kemi kërkuar ndihmë nga Policia dhe Ushtria, prej sot edhe këtu ka ardhur policia. Po qe se do ishte me terminë nga ministria e Shëndetësisë, atëherë nuk do të kishte tollovi siç ka tash. Ne iu themi i lusim të zbresin poshtë mos rrinë grumbull sepse dorëzojnë letër njoftimet dhe i themi të rrinë larg dhe do i thirrmi, por shumë pak respektohen masat”, tha Drita Emini, motra kryesore në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë.

Advertisement

Në ditë jepen deri në 2000 doza të vaksinës vetëm në Tetovë. Ditëve të fundit, sipas autoriteteve, është rritur edhe numri i adoleshentëve që kërkojnë të pranojnë vaksinën.

The post Qytetarët presin me orë të tëra në diell, kërkohen pika të reja për vaksinim në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy