Qytetarët përgatiten për festën e Bajramit (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përgatitjet për festën e Fitër Bajramit kanë rikthyer gjallërinë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, rrugicat e së cilës i ka zbrazur pandemia prej dy muajsh. Kamera e gazetës LAJM filmoi dyndjet e qytetarëve nëpër dyqane. Edhe në tregun më të frekuentuar të kryeqytetit, “Bit Pazar” qytetarët blenin produktet e nevojshme për ditën e festës.

Qytetarët përgatiten për festën e Bajramit – Për orën policore vendoset pasdite (VIDEO)

Qytetarët përgatiten për festën e Bajramit – Për orën policore vendoset pasdite (VIDEO)

Advertisement

Posted by Lajm TV on Friday, May 22, 2020

Qytetarët e anketuar thonë se ky Bajram do të jetë ndryshe për shkak të koronavirusit dhe paralajmërimeve për kufizimin e lëvizjes gjatë festës. Shumica prej tyre shprehen kundër orës policore, megjithatë, të gjithë thonë se do të respektojnë të gjitha masat e institucioneve kompetente.
Krahas lëvizjeve të shtuara gjatë ditës së sotme, shitësit thonë se numri i blerësve në krahasim me vitin e kaluar ka rënë ndjeshëm për shkak të krizës që ka shkaktuar koronavirusi.
Dy ditë para festës së Fitër Bajramit, besimtarët mysliman në Maqedoninë e Veriut ende janë në pritje të vendimit që pritet të sjell sot pasdite qeveria për orën policore gjatë vikendit. Pavarësisht këtij vendimi, Bashkësia Fetare Islame tashmë ka miratuar vendimin që namazi i Fitër Bajramit të falet nëpër Xhami./ Senehate Nimani, Amir Idrizi – Gazeta LAJM

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy