Qytetarët paralajmërojnë masa radikale nësë nuk ulet çmimi i energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtrenjtimi i energjisë elektrike detyroi edhe këtë të premte qytetarët të protestojnë me vetura, duke kaluar Qeverinë për të arritur në destinacionin e fundit Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Qytetarët thonë se çmimet e energjisë elektrike janë astronomike dhe ata do të protestojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Pesëdhjetë për qind prej qytetarëve pasi që i kanë ndërruar rrymëmatësit paguajnë 50 apo 60 për qind më shumë dhe ne do të protestojmë seri sa të na plotësohen kushte që MEPSO dhe KRRE të dorëhiqet. Qytetarët e thjeshtë nuk mund ta përballojnë shtrenjtimin dhe ne do të protestojmë deri në realizimin e kërkesave tona.

Nga Këshilli Protestues rikujtojnë se nuk dorëhiqen nga kërkesat e njëjta dhe paralajmërojnë edhe masa më radikale nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Advertisement

Anulim të KRRE-së për çmimet, ulje të çmimit dhe TVSh-së nga 18 në 5 për qind, liberalizim të tregut të energjisë elektrike dhe falje të borxheve për raste sociale.

Kemi kërkesa që të merren hapa më radikale, por për shkak të pandemisë ne po organizojmë protestat me vetura, por nëse nuk dëgjohen kërkesat tona ne do t’i bllokojmë të gjitha udhëkryqet në kryeqendër.

Nga Këshilli Protestues thonë se edhe përpos kërkesave të tyre për t’u takuar me kryeministrin Zaev, një takim i tillë ende nuk është realizuar.

The post Qytetarët paralajmërojnë masa radikale nësë nuk ulet çmimi i energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy