Qytetarët nën 60-vjeç që kanë marrë “Astra Zeneka” në Serbi, nuk do të mund të vaksinohen me të njëjtën vaksinë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët e Maqedonisë nën moshën 60 vjeç të cilët morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 nga “Astra Zeneka” në Serbi, nuk do të mund të vaksinohen me të njëjtën vaksinë në vend, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një intervistë me “360 gradë”.

“Ka qytetarë që kanë marrë vaksinë tjetër në Serbi, kështu që ata u rivaksinuan në vend. Vetëm personat nën moshën 60 vjeç nuk do të mund të vaksinohen me “Astra Zeneca”, për shkak të vendimit që morëm për të mos ia dhënë atë vaksinë kësaj kategorie të qytetarëve.

Sidoqoftë, ekspertët tanë ndjekin pikëpamjet e shumë agjencive të ndryshme në vendet evropiane nëse është e mundur të merrni një vaksinë tjetër nga një prodhues tjetër si rivaksinim. Për shembull, Gjermania rekomandon që doza e dytë, ose rivaksinimi, të jetë vaksina Pfizer”, tha Filipçe./Telegrafi/

The post Qytetarët nën 60-vjeç që kanë marrë “Astra Zeneka” në Serbi, nuk do të mund të vaksinohen me të njëjtën vaksinë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy