Sipas hulumtimit ku u përfshinë mbi 1.000 qytetarë në Maqedoni për nevojat e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim dhe është publikuar në “SecuriMeter” për Ballkanin Perëndimor, mbi 80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut konsiderojnë se dezinformatat janë kërcënim dhe mënyrë e re për luftimin e shtetit.
Hulumtimi thotë se 54 për qind e qytetarëve në mënyrë të plotë pajtohen me pyetjen “A konsideroni se dezinformatat janë mënyrë e re për luftimin e shteteve kundër shtetit tuaj”, ndërsa 28 për qind janë përgjigjur se se janë shumë afër që të pajtohen në përpikmëri me atë deklarim. Në nivel të Ballkanit Perëndimor, numri i përgjithshëm që konsideron se dezinformacionet janë të rrezikshme dhe kërcënim është 75 për qind.
Në pjesën e hulumtimit të quajtur “Kërcënimet hibride si sfidë e re”, 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë besojnë se lajmet e rreme janë rrezik për demokracinë në përgjithësi.
Në pyetjen se kush duhet të menaxhojë me dezinformacionet, qytetarët besojnë se këtë duhet ta bëjnë vet rrjetet sociale, më pas gazetarët dhe ata që udhëheqin me mediat e shtypura dhe elektronike.
Ndryshe, hulumtimin e ka zbatuar agjencia “Indago” ndaj 6.000 të anketuarve nga Ballkani Perëndimor në periudhën janar dhe shkurt të vitit 2021. Në hulumtim pasqyrohet mendimi i qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për çështjet e sigurisë, terrorizmit, krimit të organizuar, emigrantëve, radikalizimi në internet dhe luftërat hibride./Telegrafi/
The post Qytetarët e Maqedonisë shprehen kundër dezinformatave, luftojnë shtetin dhe rrezikojnë demokracinë appeared first on Telegrafi.