Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike shtëpiake në rajon, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2024. Sipas të dhënave, për konsumatorët në Maqedoninë e Veriut, çmimi mesatar për kilovat/orë është 0,0989 euro.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi paguajnë përkatësisht 0,0929 euro dhe 0,0894 euro për kilovat/orë, kurse çmimin më të ulët të energjisë elektrike e ka Kosova prej 0,0659 euro për kilovat/orë.

Nëse shikojmë të dhënat se sa paguajnë vendet e tjera, veçanërisht vendet anëtare të BE-së, si Hungaria, mund të shihet se çmimi mesatar për kilovat orë energji elektrike të konsumuar është 0,0861 euro, që është më i ulët se çmimi në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Mal të Zi.

The post Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike në rajon appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy