Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë për në Egjipt vetëm me vizë elektronike, paralajmëroi në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Të gjithë ata që kanë interes për të udhëtuar në Egjipt mund të marrin vizë elektronike për hyrje në vend në afat prej 24 orëve nga moment i aplikimit elektronik. Për të aplikuar për vizë elektronike, të interesuarit duhet të vizitojnë portalin e Egjiptit në linkun vijues: www.visa2egypt.gov.eg; Viza elektronike e aprovuar mbërrin në e-mail dhe e njëjta shtypet dhe tregohet në vendkalimin kufitar në Egjipt”, ka shkruar Osmani.
Ministri shtoi se për hyrje në Egjipt, përveç vizës elektronike, është e nevojshme
të keni edhe PCR test negative jo më të vjetër se 72 orë para mbërritjes ose certifikatë për vaksinim të bërë më së paku 14 ditë para hyrjes në vend.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është në mesin e 74 vendeve të cilave Egjipti u mundësoi hyrje me vizë elektronike në pajtueshmëri me procedurën e mësipërme”, shtoi ministri Osmani.
The post Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Egjipt vetëm me vizë elektronike appeared first on Telegrafi.