Turistët që hyjnë në Greqi përmes vendkalimit kufitar “Promahonas” me Bullgarinë do të duhet të kenë një konfirmim në anglisht test PCR negativ për Covid-19 brenda 72 orë para udhëtimit.

Hyrja do të lejohet vetëm për qytetarët nga lista e vendeve të shpallura nga autoritetet greke dy javë më parë, e cila nuk përfshin Maqedoninë.

Udhëtarët që hyjnë përmes kufijve tokësor ose me aeroplan duhet të plotësojnë formularin special jo më vonë se një ditë para udhëtimit. Dispozitat e reja të qeverisë greke hyjnë në fuqi të mërkurën, 15 korrik dhe do të jenë të vlefshme deri më 29 korrik, informon “Sitel”.

Kjo do të thotë që qytetarët e Maqedonisë nuk do të kenë mundësi të hyjnë në Greqi edhe pas 15 korrikut, ndërsa një situatë e tillë do të zgjasë deri më 29 korrik./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qytetarët e Maqedonisë nuk do të mund të udhëtojnë për në Greqi deri më 29 korrik appeared first on Telegrafi.