Qytetarët e Maqedonisë kanë mundësi që të paraqiten në numrin telefonik të Inspektoratit Shtetëror të Tregut 191 në rast se vërejnë rritje të çmimeve të prodhimeve që u është ngrirë çmimi.

Në këtë linjë telefonike, qytetarët do të mund të denoncojë parregullsitë e tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

Kujtojmë se në bazë të Vendimit të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet e aplikuara më 01.12.2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë të: bukës, sheqerit, miellit – tip 400, vajit të lulediellit për gatim, qumështit të freskët me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, mishit dhe produkteve të mishit dhe djathit dhe gjizës.

Po ashtu u paralajmërua ngrirje të çmimit edhe për vezët, orizin dhe makaronat./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qytetarët e Maqedonisë në numrin 191 mund të denoncojnë rritjen e çmimeve për produktet e “ngrira” appeared first on Telegrafi.