Afër 30 milionë euro qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar në shitoret online në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa vetëm 10.1 milionë euro në muajin mars.

Analiza e Asociacionit për e-tregti tregon se gjatë tre muajve të parë të vitit 2020, qytetarët e Maqedonisë me kartela vendore kanë shpenzuar gjithsej 28.9 milionë euro online, që paraqet rritje prej 17.9 milionë euro, sa i përket periudhës së njëjtë në vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pandemia COVID-19 ndikoi në ndryshimin e shprehive të blerësve vendor. Ndikim në këtë gjithsesi ka pasur edhe mbyllja e kufijve dhe kompleksiteti që u paraqit në vonimin e dërgesave të prodhimeve të blerë nga jashtë, si dhe frika nga infektimi me virusin”, thuhet në analizë.

Nga Asociacioni thonë se të dhënat për rritjen e numrit dhe vlerës së transaksionit tregojnë se qytetarët gjithnjë e më shumë ju besojnë e-shitoreve, sidomos atyre vendore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shtojnë se vetëdija për e-tregtinë ka ndryshuar, ndërsa “bum” i vërtetë ka ndodhur në muajin mars./Telegrafi/

The post Qytetarët e Maqedonisë në mars kanë harxhuar 10.1 milionë euro në blerjet online appeared first on Telegrafi.