Pa test dhe karantinë, shtetasit e Maqedonisë mund të udhëtojë në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri ndërsa udhëtimi mund të realizohet edhe në Turqi.
Gjatë ditës së nesërme poashtu do të bëhet vendimi përfundimtar nëse qytetarët e Maqedonisë nga 1 korriku do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditëve të kaluara në disa media u publikua dokument me listë të vendeve që i përmbushin kushtet për hyrje në vendet evropiane dhe se Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria nuk ndodhen në atë listë.
Për udhëtim në Bullgari dhe Kroaci së pari duhet të kalohet karantinë 14 ditore dhe kjo nuk ka të bëjë për personat që ndodhen në transit.
Nga dita e nesërme, pra më 26 qershor në Maqedoni hapen kufijtë, përkatësisht nuk do të kërkohet test PSR dhe vetizolim 14 ditor nga kthimi në vend ndërsa nga 1 korriku hapen dy aeroportet në vend.
Ndryshe, në Maqedoni nuk ulet numri i të infektuarve me coronavirus dhe se vetëm sot ka 153 raste të reja. Momentalisht në Maqedoni ka 3.164 raste aktive./Telegrafi/
The post Qytetarët e Maqedonisë lirshëm mund të udhëtojnë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi appeared first on Telegrafi.