Agjencia bullgare “BGNES” njoftoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të vaksinohen me vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna” në Bullgari.
Nuk ka informacione të sakta se sa vaksina do të ketë në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë, por sipas përfaqësisë bullgare të Klinikës për Hulumtime të Barnave me Seli në Shkup, bëhet fjalë për një sasi të kufizuar të vaksinave “Pfizer” dhe “Moderna”.
“Për regjistrim dhe vizita të organizuara, ju lutemi shfrytëzoni kontaktet e zyrave të Komak Medikal në Sofje dhe Shkup, si dhe kontaktet e Fondacionit Bullgar Pamet”, përcjellin mediat bullgare deklratën e mjekut Milen Vrabevski, kryetar i fondacionit.
Nga përfaqësia në Shkup sqarojnë se qytetarët e interesuar duhet së pari të paraqiten në pikën e vaksinimit në Sofje të cilët bëjnë listën e imunizimit dhe më pas do të njoftohen për terminet për vaksinim./Telegrafi/
The post Qytetarët e Maqedonisë do të mund të vaksinohen edhe në Bullgari me vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna” appeared first on Telegrafi.