Disa qindra banorë të Koçanëve janë mbledhur sonte në një protestë paqësore në sheshin e qytetit. Ata kërkuan drejtësi për ngjarjen tragjike të së dielës, ku 59 të rinj humbën jetën dhe afro 200 u lënduan në diskotekën “Pulse”.

“Fajtorët e vërtetë duhet të përfundojnë pas hekurave, jo disa nga rojet e sigurisë që u sakrifikuan për të shpëtuar sa më shumë njerëz në disko”, thanë pjesëmarrësit në tubim.

“Po të mos kishin qenë pjesë e sigurimit, do të kishte mbi 300 viktima. Ata janë heronjtë tanë dhe ne kërkojmë drejtësi për ta. Jemi qytet i vdekur me një fjalë. Na vrapojnë nga Shkupi, dhe atje i zgjidhën problemet. Na duhen psikologë, psikiatër që të na mbështesin. Jemi shumë të thyer”, tha njëri nga pjesëmarrësit në tubim./Telegrafi/

The post Qytetarët e Koçanit edhe sot dolën në protestë, “Jemi një qytet i vdekur” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";