“Shkupi nuk ka pretendime ndaj pakicës maqedonase në Bullgari dhe as nuk është shkruar saktësisht një gjë e tillë në rezolutën e Parlamentit Evropian për vendin tonë”, tha ish-zv. ministri i Jashtëm Ljubomir Ququkov, duke kundërshtuar fjalët e Kryeministrit Borissov se një nga arsyet Bullgaria nuk duhet të fillojë negociatat për Maqedoninë e Veriut është përmendja e pakicës maqedonase në rezolutë.

“Rezoluta e Parlamentit Evropian në vetvete nuk përmend ‘pakicën maqedonase’, por ekziston një kërkesë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Evropiane dhe këto vendime janë renditur më poshtë si çështje të veçanta”, tha Ququkov.

Sipas tij, më e rëndësishmja, ekziston një e ashtuquajtur klauzolë asimetrike në Marrëveshjen dypalëshe të Fqinjësisë së Mirë, e cila është jashtëzakonisht e rrallë në marrëveshjet ndërshtetërore dhe që detyron vetëm njërën palë, pa pasur palën tjetër të njëjtat detyrime.

“Dhe kjo është pikërisht për çështjen e pakicës në Bullgari, sepse thuhet se asgjë në Kushtetutën e Republikës së atëhershme të Maqedonisë nuk i jep asaj të drejtën për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave individuale ose kolektive të shtetasve bullgarë në territorin Bullgar”, tha ai./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ququkov: Shkupi nuk ka pretendime ndaj pakicës maqedonase në Bullgari appeared first on Telegrafi.