Tre djem 16-vjeçarë mbrëmë vonë janë shpëtuar pasi kanë mbetur të bllokuar në një ishull në lumin Treska, njofton Qendra për Menaxhim të Krizave (QKK).

Në orën 19:12, në 112 është marrë denoncimi emergjent në QMK se tre djem kanë mbetur të bllokuar në një lloj ishulli në mes të lumit, për shkak të shkarkimit të ujit nga hidrocentrali “Matka” dhe nga Hidrocentrali “Kozjak”, i cili është një proces i rregullt për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, që do të thotë se rregullisht gjatë natës ka një rritje të ndjeshëm të rrjedhës së ujit nëpër shtratin e lumit Treska dhe natyrisht ka edhe rritje të nivelit të lumit.

QMK-ja ka kontaktuar menjëherë policinë e stacionit policor të Sarajit, të cilëve u është kërkuar që të shkojnë në vendin ku ndodhen djemtë dhe nëse kanë mundësi, sipas procedurave, të ndërhyjnë.

“QMK-ja u kërkoi drejtpërdrejt dispeçerëve në hidrocentralet (digat) “Kozjak” dhe “Matka” që të reduktonin menjëherë prurjet e ujit, gjë që do të mundësonte nxjerrjen dhe shpëtimin e djemve. Ndërkohë, ekipi i forcave speciale u tentua që fëmijët t’i shpëtonte me një varkë, por për shkak të nivelit të lartë të ujit nuk mundi të realizohej në mënyrë të sigurt në atë përpjekje për shkak të ujit jashtëzakonisht të shpejtë dhe të fortë në shtratin e lumit Treska. U desh të pritej një moment i volitshëm, ose më saktë u desh kohë për të ulur fuqinë dhe nivelin e ujit”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, një ekip i forcave speciale tentoi të shpëtonte djemtë me një varkë, por pa sukses për shkak të ujit të shpejtë dhe të fortë në shtratin e shtuar të lumit Treska.

“Rreth orës 23:00, shërbimet e stacionit policor të Sarajit kanë marrë njoftim se pas uljes së nivelit të ujit të lumit, me ndihmën e ekipeve speciale të MPB-së dhe fshatarëve të fshatit Gërçec, djemtë u transferuan në mënyrë të sigurt me varkë në anën tjetër të ishullit që graviton drejt fshatit Gërçec”, sqarojnë nga QMK./Telegrafi/

The post QMK: Shpëtohen tre djem në lumin Treska, mbetën të bllokuar në lumë për katër orë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";