Në rajonin e Shkupit dhe Tetovës po riparohen dëmet nga reshjet e djeshme të përcjella me erë, shi dhe breshër. Janë raportuar dëme në shtëpi, bodrume, garazhe, rrugë, pemë të rrëzuara, makina të dëmtuara, fasada.

Qendra për menaxhimin e krizave informon sot në mëngjes se në rajonin e Tetovës në terren janë 22 zjarrfikës me 15 pompa dhe gjithë makineritë. Të gjitha bodrumet e përmbytura, garazhet, shtëpitë, ndërtesat dhe zonat e tjera të përmbytura pastrohen me faza.

Rrugët në këtë rajon janë të kalueshme, por në vende të caktuara në rrugë ka vërshime balte, rërë, gurë dhe materiale të tjera, të cilat ngadalësojnë shpejtësinë dhe vështirësojnë qarkullimin.

Situata me energjinë elektrike dalëngadalë po zgjidhet, ndërsa në QMK është marrë informacion se pjesa më e madhe e popullsisë ka energji elektrike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për shkak të stuhisë gjysma e qytetit të Tetovës ka mbetur pa energji elektrike. Informatat nga EVN Maqedoni janë se rrjeti është duke u kontrolluar dhe nëse gjithçka është në rregull do të lëshohet rryma pjesë-pjesë.

Fshatrat malore dhe 60 për qind e Tetovës kanë energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër do të kyçet gradualisht në orët në vijim./Telegrafi/

The post QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";