QMK: Nuk ka zjarre aktive në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) informon se gjatë ditës së djeshme gjithsej 14 zjarre janë regjistruar në hapësirë të hapur, të cilat janë shuar.

“Janë shuar zjarret në f. Zllokuçan (deponia e egër e djegur), Haraçinë, fshati Grushinë (kashta dhe bari i thatë); Komuna e Karposhit (deponia e egër e djegur), Komuna e Dojranit, f. Gjopçell, sipërfaqja 6 hektarë (pyll me kërcell të ulët dhe bredh-dushk) – zjarri është i lokalizuar, nuk ka djegie aktive, Komuna e Dollnenit në mes të f. Ropotovë dhe f. Peshtalevë (bari i thatë), Komuna e Krivogishtanit (deponi) – dy herë është djegur dhe është intervenuar në deponinë, Komuna e Lozovës, f. Pavleshenci (deponia e egër); Komuna e Kumanovës, f. Reçicë lokaliteti “Axhi Tepe” (pyll me kërcell të ulët dhe shkurre); Komuna e Kumanovës, f. Pçinjë – lokaliteti “Ristovo trlo” (bar i thatë); Komuna e Karbincit (Shtip), f. Trogerci (kashta), Komuna e Dollnenit, fshati Sarandinovë (bari i thatë) dhe komuna e fshatit Demir Hisarit f. Sopotnicë (një pjesë e shtëpisë është përfshirë nga zjarri), bëjnë të ditur nga QMK.

The post QMK: Nuk ka zjarre aktive në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy