Një helikopter i ushtrisë është përfshirë në shuarjen e zjarrit në rrethinën e Negotinës, konfirmoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Ata kanë intervenuar rreth fshatit Peshternicë, i cili nuk ka banorë, në terren janë zjarrfikësit nga Negotina dhe Kavadari, si dhe persona të Ndërmarrjes Komunale Negotinë.

“DMSH merr pjesë në fikje me dy ekipe, një nga Vallandova dhe një nga Shën Nikolla me katër automjete. Paraprakisht ka funksionuar edhe helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB)”.

“Në përgjithësi nuk ka rrezik për vendbanimet dhe infrastrukturën nga zjarri i madh në poligonin e ushtrisë “Pepelishtë”, me largësi prej dhjetë kilometrash. Vazhdon shuarja, është shuar dega e rrezikshme e zjarrit që ka kërcënuar fshatrat Pepelishtë dhe Vojshanci, ndaj nuk ka më asnjë rrezik për dy fshatrat”, njoftojnë nga QMK.

QMK-ja i ka dërguar dje MPB-së kërkesë për mbështetje për zbulim të plotë të terrenit nga ajri dhe Policisë Kufitare dhe Frontex për zbulim ajror me dronë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post QMK: Një helikopter ushtarak ndihmon në shuarjen e zjarrit në poligonin ushtarak në Pepelishtë appeared first on Telegrafi.