Sipas informacioneve të mëngjesit nga Departamenti i Operacioneve dhe Koordinimit në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK), ditën e djeshme ka pasur 19 zjarre në ambiente të jashtme dhe të gjitha janë shuar nga ekipet zjarrfikëse të institucioneve të Qendrës së Menaxhimit të Krizave.

Zjarret e shuara kanë qenë në Shkup, Tetovë, Prilep, Ohër, Strugë, Kumanovë dhe vende tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qendra rajonale për menaxhimin e krizave – Manastir njoftoi se gjatë zjarrit në fshatin Beranci të Komunës së Mogillës, ku digjej bimësi me kërcell i ulët dhe kashtë, në disa vende është dëmtuar hekurudha. Informata është marrë nga NJTKZ – Manastir dhe menjëherë kujdestarët nga QMK-ja kanë njoftuar SPB Manastir dhe autoritetet nga “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Pas një kontrolli të shpejtë të linjës hekurudhore, që nga pasditja e djeshme në ora 17:42 është ndërprerë qarkullimi hekurudhor në pjesën ndërmjet Manastirit dhe Prilepit, ndërsa treni i udhëtarëve 643 është në stacionin në Prilep dhe nuk funksionon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

QMK ka marrë njoftim nga “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut” se qarkullimi tjetër hekurudhor, për udhëtar dhe mallra po zhvillohet normalisht./Telegrafi/

The post QMK Maqedoni: Janë shuar 19 zjarre në ambiente të hapura appeared first on Telegrafi.