Rritje e nivelit të ujit është vërejtur në lumin Pçinjë në Pelincë dhe në stacionin hidrologjik të Kriva Rekës në Kriva Pallankë, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKM).

“Paralajmërojmë për mundësinë e derdhjes në pellgun e Kriva Rekës së bashku me degët më të vogla të tij para bashkimit në Pçinjë. Derdhja mund të prekë pjesë të atarit të zonave të banuara, si Konopnica, Psaça, Opila dhe më poshtë Kleçovce dhe Strezovci para bashkimit me Pçinjën”, njoftojnë nga QMK.

QMK paralajmëron për dalje të mundshme lokale të ujit në pjesën e sipërme të pellgut të lumit Pçinjë.

“Në të njëjtën kohë, për shkak të rritjes së nivelit të ujit, ka mundësi që uji të krijojë presion më të madh në disa struktura urash”, thekson nga QMK./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post QMK: Ka mundësi që lumenjtë Pçinja dhe Kriva Reka të dalin nga shtrati appeared first on Telegrafi.