QMK: Është lokalizuar zjarri në afërsi të fshatit Urviç të Komunës së Bogovinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është lokalizuar zjarri në afërsi të fshatit Urviç të Komunës së Bogovinës, bëri të ditur sonte Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Bëhet fjalë për zjarr në rrugën drejt fshatit Urviç të Komunës së Bogovinës. Zjarri është shuar në pjesën pranë rrugës, por është aktiv poshtë rrugës ku ka një përroskë të madhe dhe është terren ku nuk ka qasje. Digjen kryesisht mbeturina, por edhe bar i thatë. Në afërsi nuk ka shtëpi apo objekte”, thuhet në komunikatë.

Zjarri i cili është raportuar në orën 17:22 përmes numrit të rasteve urgjente 112 është lokalizuar nga ekip i NJTKZ Tetovë. QMK ka thënë se ekipi kujdestar nga NJTKZ Tetovë po tërhiqet nga terreni. Gjatë natës me rënien e temperaturës, zjarri pritet që vetë të shuhet, ndërsa nëse përsëri aktivizohet do të ndërhyhet nesër gjatë mëngjesit.

Për zjarrin është informuar edhe Parku kombëtar “Mali Sharr” ku siç thuhet do të dërgojë punonjësit e saj në vend dhe do të informojë për gjendjen.

Advertisement

The post QMK: Është lokalizuar zjarri në afërsi të fshatit Urviç të Komunës së Bogovinës appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy