Zjarri në objektin në lagjen Çair të Shkupit, i cili shpërtheu dje, është ende aktiv. Aktualisht në terren janë tri vetura zjarrfikëse të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

QKM-ja rikujton se dje nga ora 01:50 20 zjarrfikës me shtatë makina zjarrfikëse kanë shuar zjarrin në Çair për shkak të djegies së depove në rrugën “Prohor Pçinski” në bodrumin e objektit.

“Zjarri është përhapur në një banesë, në dyqane përdhese dhe ka pasur tym të zi shumë të dendur, për këtë arsye janë evakuuar dhjetëra banorë të ndërtesës. Në orën 14:25, Urgjenca Mjekësore ka njoftuar se ka dhënë ndihmën e parë për 10 fëmijë, 21 të rritur, një zjarrfikëse dhe një grua shtatzënë. Po ashtu, në ndihmë të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit ka mbërritur edhe një veturë speciale zjarrfikëse e Ushtrisë”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

The post QMK: Ende aktiv zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Çair, në terren janë tre automjete zjarrfikëse appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";