Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 29 vatra zjarri në ambiente ​​të hapur.

Është djegur kashtë, kullota, mbeturina, bar i thatë, vreshta, shkurre, pyje me kërcell të ulët, pyll me pisha dhe disa deponi, ndërsa në komunën e Vasilevës është djegur edhe një kasolle, sipas të dhënave nga Sektori për operim dhe Koordinimi në QMK.

Prej mëngjesit të sotëm, sipas raportimeve të marra në QMK, nga mbrëmja e kaluar ka edhe dy zjarre të tjera aktive. Ato janë në Komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Belicë (ku digjet bimësia e ulët dhe pylli me kërcell të ulët) dhe në Komunën e Çashkës afër fshatit Gorno Jabolçisht (ku digjen prerje të vjetra dhe drurë të vjetër ahu). /Telegrafi/

The post QMK: Dje ka pasur 29 zjarre në ambiente ​​të hapura, dy janë aktive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";