Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp informoi se qeveria ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për kthimin e orës policore.
Ai tha se për parandalimin e përhapjes së coronavirusit qeveria ka marrë vendim për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve të komunave të Shkupit me komunat në rrethinë, Tetovës, Kumanovës, Likovës, Shtipit, si dhe në komunat Bogovinë, Tearcë, Jegunoc dhe Zhelinë prej ditën e enjte ora 21:00 deri ditën e hënë ora 05:00.
Ndërsa për qytetet e tjera orë policore do të ketë të premten, të shtunën dhe të dielën, prej ora 16:00 deri ora 05:00.
Ai tha se dita e premte është festë shtetërore dhe ditë jopune./Telegrafi/
The post Qeveria vendos orë policore për Shkupin, Tetovën, Kumanovën dhe Shtipin appeared first on Telegrafi.