Qeveria tregon se çfarë është biseduar në takimin Zaev – Gashi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria tregon se çfarë është biseduar në takimin Zaev – Gashi

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, me ekipet e tyre, sot kishin takim pune në kuadër të bisedimeve për formim të mundshëm të qeverisë dhe shumicë të përbashkët kuvendare.

Në takim, siç thuhet në njoftim, është vërtetuar përparim në harmonizimin e qëndrimeve rreth përmbajtjes së programit qeveritar dhe janë këmbyer idetë dhe pikëpamjet e dy palëve për të ndarë përgjegjësitë në nivelin më të lartë në institucionet e pushtetit vendor.


Afrim Gashi: Kemi përparim në negociata

Advertisement

“Bisedimet vazhdojnë të udhëhequra nga aspiratat për agjendën evropiane të vendit dhe nga nevoja për të dërguar mesazhe të qarta te qytetarët dhe Bashkimin Evropian për përkushtimin e evropianizimit të Maqedonisë së Veriut, për përmirësimin e standardit ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, thonë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Në fund shtojnë se deri në fund të javës do të realizohen konsultimet e nevojshme në parti politike për t’yu siguruar pajtimi i nevojshëm me qëllim që të arrihet marrëveshje për qeveri të përbashkët që do të përkushtohet në sfidat që vijnë nga pandemia dhe kriza globale energjetike./Telegrafi/

The post Qeveria tregon se çfarë është biseduar në takimin Zaev – Gashi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy