Qeveria e Serbisë sot miratoi një konkluzion me të cilin miratohet eksporti i grurit dhe misrit në Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi konkluzion me të cilin miratohet eksporti i grurit tregtar dhe misrit tregtar për personat juridikë që eksportojnë këto produkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të marrëveshjeve të lidhura para hyrjes në fuqi të Vendimit për ndalesë të përkohshme për eksportin e produkteve bazë ushqimore bujqësore, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Serbisë pas seancës së sotme.

Ky konkluzion mundëson realizimin e aranzhimeve afariste tashmë të dakorduara ndërmjet kompanive nga Republika e Serbisë dhe rajoni.

Në kumtesë shtohet se “kjo nuk do të prishë funksionimin e sektorit vendas agro-ushqimor, as do të rrezikojë sigurinë ushqimore të popullsisë dhe do të kontribuojë në ndërtimin e besimit dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira tregtare në rajon”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër vendimet tjera, Qeveria e Serbisë në seancën e sotme miratoi Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, i cili do të jetë në fuqi deri më 30 prill 2022.

The post Qeveria serbe miratoi eksportin e grurit dhe misrit për në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.