Qeveria nesër pritet të vendosë nëse do të vazhdojnë punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan. Zyrtarët e qeverisë sot po shqyrtojnë raportin e ekspertëve të Shoqatës aksionare për ekonomizimin për ujërat e vaditjes.

Nga Qeveria gjithashtu thanë se Komuna e Bogovinës duhet të dorëzojë dokumentet e nevojshme edhe në Ministrinë e Bujqësisë. Nga Komuna e Bogovinës thonë se presin dritë jeshile nga Qeveria për vazhdimin e punimeve, dhe se dokumentacionin e nevojshëm e kanë dorëzuar te institucionet përkatëse.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit Siniçan vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkët e fshatit të tyre, duke shprehur mllefin e tyre kundër ndërprerjes së punimeve. Ata thonë se nuk zmbrapsen nga protestat për aq kohë sa nuk vazhdojnë punimet për ujësjellësit.

Në bjeshkët e Siniçanit, edhe më tej qëndrojnë organet e policisë, e cila, po ashtu pas dhënies së dritës jeshile për vazhdimin e punimeve, pritet të tërhiqet nga vendi i ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria nesër pritet të vendos për ujësjellësin në Siniçan appeared first on Telegrafi.