Qeveria në Sofje: Bullgaria nuk do të tërheqë veton kundër Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në BE, thonë nga qeveria bullgare për agjencinë “BGNES”.

Nga Qeveria për agjencinë thonë se “Bullgaria do të mbështesë Deklaratën e Kuvendit Kombëtar të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asocimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe qëndrimin kornizë në lidhje me perspektiva evropiane e dy vendeve nga 9 tetori 2019, mbështetur nga deklarata e 10 tetorit 2019″.

Sipas agjencisë, “ky qëndrim i Bullgarisë do të përsëritet edhe në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme që do të mbahet më 14 dhjetor 2021 në Bruksel.

“Për Bullgarinë, parimi bazë mbetet përparimi i çdo vendi kandidat. Pala bullgare beson se Shqipëria është e gatshme për progres në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë pranimin e kuadrit negociator për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, thonë nga qeveria bullgare./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria në Sofje: Bullgaria nuk do të tërheqë veton kundër Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy