Gjatë ditës së djeshme në mbledhje qeveritare është diskutuar për organizimin e dasmave dhe ahengjeve, por nuk ka pasur protokolle dhe masa konkrete.

“Kjo temë u diskutua në mbledhje të Qeverisë ku e obligua ministri e Shëndetësisë të sigurojë propozim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për miratimin e protokolleve të reja”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se sot apo gjatë ditës së nesërme pritet të vinë protokollet.

“Sa i përket objekteve hotelerike që organizojnë dasma, duhet t’i presim propozimet dhe sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Unë jam i bindur se jo deri në fund të vitit, por më shpejtë ata mund të punojnë”, tha Bekteshi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria në mbledhje ka biseduar për dasmat në Maqedoni, pritet propozim-protokolli i komisionit appeared first on Telegrafi.