Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti njofton se Qeveria ka marrë vendim që të ndajë 20 milionë euro për financimin e projektit për ndërtimin e një garazhi nëntokësor shumëkatësh në afërsi të sheshit “Skënderbeu” në Shkup. .

Projekti parashikon ndërtimin e 371 hapësirave të parkimit, të shpërndara në dy nivele nëntokësore në një sipërfaqe prej më shumë se 13 mijë metra katrorë.

Ky vendim është zyrtarizuar në seancën e sotme të rregullt të Qeverisë.

Sipas Mexhitit, ndërtimi i një projekti të tillë është veçanërisht i rëndësishëm për Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe komunën e Çairit. Marrja e lejes së ndërtimit është drejt përfundimit nga Ministria e Transporteve dhe aktivitetet ndërtimore duhet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria ndan mjete financiare për ndërtimin e një parkingu shumëkatësh në afërsi të sheshit Skënderbeu appeared first on Telegrafi.