Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria solli Vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë të vendimit për dhënien e miratimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për Kompaninë për prodhim, tregti dhe shërbime “5 LETERS” SHPK Resnjë.
“Ky vendim është marrë duke u bazuar në mendimin e Komisionit për vlerësimin e kushteve në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe kuadrin për marrjen e miratimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, i cili më 21.12.2020 dhe 12.01.2021 ka kryer kontroll mbi punën e Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime 5 LETERS SHPK Shkup në objektin e vendosur në fshatin Aldancë, Krushevë”.
“Është konstatuar se kushtet në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe stafin vlerësohen dhe të miratuara nga Komisioni për marrjen e aprovimit për kultivimin e kanabisi për qëllime mjekësore nuk i plotësojnë dispozitat e Ligjit për kontrollin e barnave narkotike dhe substancave psikotrope në pjesën e personelit, i cili është veprim në kundërshtim me nenin, dispozitat ligjore për këtë veprimtari”, qëndron në kumtesën e Qeverisë.
The post Qeveria ndaloi kompaninë “5 LETERS” nga Resnja të kultivojë kanabis për qëllime mjekësore appeared first on Telegrafi.