Qeveria miraton dekretin për zgjedhje: Do të votohet tre ditë, vendvotimet do të mbyllen në ora 21:00

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Votimi në zgjedhjet kuvendare të 15 korrikut do të zhvillohet në tre ditë, ndërsa dita e zgjedhjeve do të zgjasë prej orës 07 deri 21.

Sipas dekretit me fuqi ligjore që e miratoi Qeveria, më 13 korrik do të votojnë personat që janë në izolim shtëpiak ose të infektuar nga coronavirusi, ndërsa më 14 korrik do të votojnë personat e pafuqishëm, të sëmurët kronik dhe personat tjerë të cilët sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në komunat që votojnë këto persona, varësisht nga numri i tyre, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të formojë një ose më shumë borde zgjedhore nga tre punonjës shëndetësor, ndërsa partitë politike do të kenë të drejtë të emërojnë anëtarë.

Në ditën e zgjedhjeve më 15 korrik, vendvotimet do të hapen në orën 07:00, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21:00, dy orë më shumë se zgjedhjet e mëhershme.

Advertisement

Fushata zgjedhore do të fillojë më 24 qershor dhe do të zgjasë 20 ditë. Sipas paralajmërimeve të organeve, dita e zgjedhjeve (15 korrik, e mërkurë), do të jetë ditë jo pune./Telegrafi/

The post Qeveria miraton dekretin për zgjedhje: Do të votohet tre ditë, vendvotimet do të mbyllen në ora 21:00 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy