Qeveria kërkon interpretim të Ligjit për lojërat e fatit: Vendimi për themelimin e tre kompanive online për lojërat e fatit është pa bazë ligjore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Koalicionit VLEN Halil Snopçe, sot në konferencë për shtyp tha se një nga premtimet e tyre parazgjedhore ishte se do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për trajtimin e problemit me lojërat e fatit.

Snopçe tha se sot deputetët e VLEN-it, OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it, parashtruan kërkesë për interpretim autentik të nenin 7, paragrafi (3) të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, për të marrë interpretim të saktë nëse vendimi i mëparshëm i Qeverisë dhe udhëheqësisë së Llotarisë shtetërore për lojërat e fatit në internet ka bazë ligjore.

“Ekipi jonë i juristëve është i bindur që vendimi për themelimin e tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet është plotësisht pa bazë ligjore. Prandaj presim që Qeveria ta mbështesë këtë siguri ligjore duke dhënë mendim të duhur, nga ku Komisioni juridiko-ligjvënës pranë Kuvendit do ta zbërthej në një interpretim autentik që do të mundësojë mbylljen e lojërave të fatit në internet menjëherë”.

“Pika tjetër e planit për ballafaqim me pasojat e dëmshme të lojërave të fatit është fillimi i procedurave të duhura gjyqësore për të vërtetuar keqpërdorimet e pozitave zyrtare dhe autorizim të të gjithë autoriteteve të cilët kanë marr pjesë në sjelljen e vendimeve të kundërligjshme lidhur me organizimin e llojeve të ndryshme të lojërave të faitit”.

Advertisement

“Në fund, duke pasur parasysh faktin se kemi krijuar një grup pune, presim që Qeveria t’i propozojë Kuvendit një ligj të ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, i cili do të përmbajë një sërë dispozitash me të cilat jemi të sigurt se numri i objekteve të lojërave të fatit do të ulet brenda një periudhe të arsyeshme kohore minimalisht përgjysmë. Brenda koalicionit qeverisës ka vullnet politik për ta zbatuar këtë plan”, tha Snopçe.

The post Qeveria kërkon interpretim të Ligjit për lojërat e fatit: Vendimi për themelimin e tre kompanive online për lojërat e fatit është pa bazë ligjore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy