
Nëse ka diçka për të më thënë, unë jam gjithmonë i hapur për ta dëgjuar atë. Kështu i përgjigjet kryeministri Hristijan Mickoski kërkesës së kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, që të mbahet takim liderësh për të diskutuar për situatën në Koçan dhe hetimet që po udhëhiqen. Sipas Mickoskit, kjo është një temë shumë serioze dhe nuk është mirë të diskutohet përmes mediave.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga koalicioni VLEN dje, duke komentuar kërkesën e Filipçes, tha se tani nuk është koha për takim lidersh dhe se do të ishte vetëm humbje kohe.
Ata po ashtu kërkuan që LSDM të formojë Komisionin Hetimor, ndërsa BDI-ja kërkoi që Komisioni Europian të dërgojë ekspertë juridikë për të hetuar tragjedinë e Koçanit. Mickoski thotë se hetimin e udhëheq kryeprokurori Lupço Kocevski, si dhe prokurorët Islam Abazi dhe Gavrill Bubevski të emëruar nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, por se tërheqja për shkarkim është e përkohshme.
Lidhur me iniciativën e LSDM-së për kandidat të përbashkët me OBRM-PDUKM-në për kryetar të Komunës së Koçanit, pasi Lupço Papazov dha dorëheqje pas tragjedisë, Mickoski tha se kjo do të shkaktojë dhimbje shtesë te njerëzit, sepse nuk kanë kaluar as 40 ditë nga fatkeqësia e tmerrshme ku humbën jetën 59 persona./TV21/
The post Qeveria hodhi poshtë idenë për takim të liderëve appeared first on Telegrafi.