Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot do të kenë takim për rritjen e pagës së mësimdhënësve.
Greva e paralajmëruar e SASHK në shkolla dhe çerdhe pritet të fillojë më 11 prill, ndërsa kërkesat e kësaj sindikate janë rritja për 18.5% e pagave për mësimdhënësit dhe punonjëset në çerdhe duke nisur nga paga e muajit mars.
Nga ana tjetër, kompetentët theksojnë se nuk mund të sigurojnë mjete financiare me një rritje të tillë të pagave dhe se një rritje e tillë do të nxisë inflacion.
Kujtojmë se në Maqedoni, paga minimale nga muaji mars është 18.000 denarë./Telegrafi/
The post Qeveria e RVM-së dhe Sindikata e Arsimit sot në bisedime për rritjen e pagës së mësimdhënësve appeared first on Telegrafi.