Qeveria do të përgatiti ligj për dekrinalizimin dhe legalizimin e kanabisit, transmeton “Alsat”. Nga ekzekutivi thonë se në përpilimin e këtij ligji do të marrin pjesë institucione, shoqata dhe organizata qytetare.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për formimin e grupit të punës që do të përgatisë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për dekreminalizim, legalizim, dhe përdorim të dobive mjekësore, shoqërore dhe ekonomike të kanabisit”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Sipas Qeverisë, grupi i punës do të fokusohet në dekriminalizim dhe legalizim të posedimit dhe kultivim të kanabisit për përdorim personal, mundësinë për formimin dhe punën e grupeve sociale, rritjen e numrit të rasteve mjekësore ku lejohet përdorimi i kanabisit si dhe formimin e Agjencisë për Kanabis, formimin e Fondit për Kontribute rreth tatimeve për kompanitë që prodhojnë dhe tregtojnë me produkte të kanabisit.

The post Qeveria e RMV-së përgatit ligj për dekriminalizimin dhe legalizimin e kanabis appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";