Qeveria njofton se arsyeja e shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, është për shkak të “sjelljes joprofesionale”.

“Sipas nenit 10, paragrafi 1 i Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT) sipas të cilit Qeveria emëron dhe shkarkon drejtorin e ISHT-së, në seancën e sotme Qeveria shkarkoi Stojko Paunovski nga pozita e drejtorit të ISHT-së, për shkak të sjelljes joprofesionale.

Ky vendim konsensual u mor në përputhje me Kodin e Etikës për anëtarët e Qeverisë dhe mbajtësit e funksioneve publike të emëruar nga qeveria dhe ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Qeveria e RMV-së: Paunovski u shkarkua për shkak të sjelljes joprofesionale appeared first on Telegrafi.