Qeveria e RMV-së miratoi plan-kombëtar për vaksinim kundër coronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme të rregullt, Qeveria shqyrtoi dhe pranoi Planin Kombëtar për vaksinimin Covid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe udhëzoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera kompetente ta zbatojnë atë dhe të paraqesin raporte të rregullta mujore mbi progresin e bërë.

Vaksinimi në vend do të zbatohet në tre faza në të cilat përfshihen kategori të ndryshme të qytetarëve.

Fazat, siç sqarohet nga shërbimi për shtyp i qeverisë, do të jenë në përputhje me sasitë fillestare të vaksinave të disponueshme dhe grupet me prioritet për vaksinim. Tre grupeve kryesore u është dhënë prioritet, me qëllim për të siguruar funksionimin e sistemit shëndetësor, të mbrohen personat me rrezik të lartë nga sëmundja, ndërlikimet dhe vdekja, dhe për të ruajtur shërbimet themelore të infrastrukturës kritike.

“Infrastruktura ekzistuese shëndetësore dhe personeli profesional që ka zbatuar vaksinimet në vend deri më tani do të përdoren për zbatimin e vaksinimit. Organizimi i sistemit do të përshtatet me kushtet dhe në momentin kur do të ketë një numër më të madh të vaksinave, vaksinimi do të kryhet në një gamë më të gjerë me mundësinë e përfshirjes së më shumë ekipeve të vaksinimit dhe hapjes së pikave”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria e RMV-së miratoi plan-kombëtar për vaksinim kundër coronavirusit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy