Qeveria në seancën e sotme të 76-të miratoi konkluza shtesë të atyre që u sollën në seancën e 75-të lidhur me importimin, kontrollin dhe analizën e mazutit të importuar.

Me konkluzat e reja të sjella në këtë seancë, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, Qeveria e angazhoi Byronë për metrologji të kontraktojë marrëveshje me trupin e akredituar për marrjen e mostrave të mazutit për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

“Me edhe një konkluzë janë angazhuar edhe Drejtoria Doganore edhe Byroja për metrologji, për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të zbatohet procedurë për marrjen ekzemplarëve për analiza dhe analiza të mazutit, në pajtim me Rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngshme dhe t’i dorëzojnë për analiza në laboratorin e akredituar”, theksojnë nga Qeveria.

The post Qeveria e RMV-së miratoi konstatime shtesë për kontrollin dhe analizën e mazutit të importuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";