Qeveria në mbledhjen e sotme i ka dhënë pëlqimin Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me marrëveshje për punësimin e dy pilotëve në pension të Air Tractors.
“Nesër herët në mëngjes do të nënshkruhet akt-marrëveshja me ta. Menjëherë pas kësaj, Agjencia e Aviacionit Civil do të heqë ndalimin e fluturimeve dhe Air Traktorët e DMSH do të mund të fluturojnë drejt malit Serta (Koneçka Planina) i cili po digjet dhe nëse është e nevojshme, në çdo zjarr tjetër për shuarje”, njoftojnë nga QMK.
QKM-ja gjithashtu informoi se në 24 orët e fundit ka pasur 17 zjarre në ambiente të hapura, 14 janë shuar nga zjarrfikësit dhe diku bashkë me popullatën vendase./Telegrafi/
The post Qeveria e RMV-së merr vendim që pilotët e pensionuar të Air Tractor të kthehen në punë appeared first on Telegrafi.