Në seancën e 21-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të pranojë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të lehtësojë masat anti – Covid.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vendosi të shfuqizohet masa për posedim të certifikatave Covid 19 për dalje nga territori i vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjithashtu shfuqizohet masa e posedimit të certifikatave Covid 19 për hyrje në qendrat tregtare ku është e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa për hyrje në objektet ku shërbehet ushqim dhe pije në kuadër të tyre vazhdon të vlejë obligimi për posedimin e certifikatave”.

“Vlefshmëria e certifikatave për Covid 19 të tejkaluar nga 45 ditë bëhet 180 ditë, respektivisht 6 muaj përllogaritur nga data e PCR testit pozitiv; gratë shtatzëna që ishin të liruara nga puna, të kthehen në vendet e punës me rekomandim që të vaksinohen; të aktivizohen sërish pikat për realizimin e testimit të shpejtë antigjen në Shtëpitë e Shëndetit në vend”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, para disa ditëve, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, deklaroi se në bazë të rezultateve të testimit skrining, do të vendoset për masat e mëtejme.

Theksojmë që ditëve të fundit, numri i infektimeve me COVID-19 në RMV ka rënë dukshëm, ndërsa momentalisht numri i rasteve aktive është mbi 2 mijë./Telegrafi/

The post Qeveria e RMV-së lehtëson masat anti-covid: Hiqen certifikatat e vaksinimit për hyrje në qendrat tregtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";