Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancën e jashtëzakonshme, të 46-të, me të cilën vendosi që të autorizojë përfaqësuesin e përhershëm të vendit tonë në NATO, ambasadorin Dane Taleski, për të dhënë pëlqimin për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës në NATO.
Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në NATO. Të dy vendet nordike e bënë atë së bashku në Bruksel.
“Ky është një moment historik që ne duhet të kapim”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg në një konferencë në selinë e NATO-s në Bruksel të mërkurën, ku ambasadorët suedez dhe finlandez paraqitën aplikimet e tyre për anëtarësim./Telegrafi/
The post Qeveria e RMV-së ka autorizuar ambasadorin Taleski që të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO appeared first on Telegrafi.