Qeveria e RMV-së në seancën e sotme ka marrë vendim për subvencionimin e qytetarëve të grupeve vulnerabël, me mbështetje prej 1.000 denarë në muaj për energji elektrike të konsumuar në periudhë prej 12 muajsh.

Këtë vendim e ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva.

“Është miratuar e dhe Programi për mbrojtjen e grupeve vulnerabël të konsumatorëve për vitin 2025, i cili parasheh që personat të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë program do të përfitojnë mbështetje financiare, përkatësisht ulje të faturës mujore për energjinë e konsumuar prej 1.000 denarë për një periudhë 12 mujore”, informoi Miteva./Telegrafi/

The post Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";