Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, (e martë, 22.09.2020), me fillim në orën 12:00, në Sallën solemne, do ta mbajë mbledhjen e saj të 5-të, në të cilën do të shqyrtohen më tepër pika në interes të qytetarëve.

Në mbledhje, sipas njoftimi qeveritar për shtyp, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të shqyrtohet Propozim-ligji për siguri të përgjithshme të prodhimeve.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në rend të ditës për shqyrtim është edhe Informacioni për gjendjen e blerjes së rrushit nga rekolta 2020, si dhe Informacioni për pagesën e pensioneve, për shtator të vitit 2020, përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Për konkluzionet e mbledhjes së Qeverisë, për këto dhe pika të tjera do tju informojmë me kumtesë pas përfundimit të saj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mban mbledhje appeared first on Telegrafi.