Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot (01.09.2020), e martë, me fillim në orën 12:00, në sallën solemne do të mbajë mbledhjen e parë konstitutive.

Në mbledhjen e parë konstitutive pritet të shqyrtohen propozimet për përcaktimin e zëvendëskryeministrave, propozimet për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve themelore të Qeverisë, si dhe propozimet për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të posaçme.

Për shkak të masave për mbrojtje nga COVID-19, mbledhja e parë e Qeverisë do të mbahet me respektimin e protokolleve shëndetësore.

Ndërsa pas përfundimit të mbledhjes, do të publikohen edhe emrat e zv.ministrave./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e re e Maqedonisë sot mban mbledhjen e parë konstituive appeared first on Telegrafi.