Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria mbrëmë mbajti seancë në të cilën miratoi vendimin për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të vitit 2020.
Me këtë vendim të Qeverisë, do të jetë i detyrueshëm kontrolli i të gjithë udhëtarëve që hyjnë në territorin e RMV-së nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore përmes vendkalimeve tokësore kufitare dhe në vendkalimet kufitare të aeroporteve në Shkup dhe Ohër.
Nga Qeveri thonë se të gjithë udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore detyrimisht do të dërgohen në vetizolim për 14 ditë, si dhe të plotësojnë formulare për hyrje në vend me të dhëna për vendin e akomodimit.
The post Qeveria e miratoi vendimin për ndalesë të fluturimeve nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore appeared first on Telegrafi.