Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratuar Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022.

“Me Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022 përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim që do të sigurojnë hapjen e vendeve të reja të punës, mbështetjen për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit personave të papunësuar, veçanërisht të rinjve, të papunëve afatgjatë dhe shfrytëzuesve të së drejtës për ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, si dhe mbështetja për personat e papunësuar të cilëve u është ndërprerë punësimi gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, gjegjësisht nga data 11 mars 2020”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Plani Operativ për punësim, siç theksojnë nga qeveria, pritet të përfshijë 14.685 persona, ndërsa për programet, masat dhe shërbimet për punësim janë paraparë mbi 1,8 miliardë denarë./Telegrafi/

The post Qeveria e Maqedonsië bën gati 30 milionë euro për punësime appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";